Albulena Haxhiu kritikon presidentin Thaçi për mandatin e EULEX-it

276
fresco

Shefja e grupit parlementar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e papranueshme nga ana e deputetëve të mos jenë në dijeni rreth mandatit të EULEX-it.

Në fjalimin e saj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo pati kritika edhe ndaj presidentit Hashim Thaçi pasi sipas saj nuk ka lejuar të kenë qasje në letërkëmbimin i cili sqaron çështjen e qëndrimit të këtij misioni.

”Misioni i Eulexit ka qenë mision politik dhe komplet i dështuar. Si grup parlamentar kemi kërkuar qasje në letërkëmbimin rreth mandatit të Eulexit dhe ajo nuk na është lejuar”.

”Është e papranueshme për ne si deputetë të mos jemi në dijeni se cili është mandate i ri i Eulexit dhe është e papranueshme se si Presidenti Thaçi po bën tinëzisht këto veprime”.

Haxhiu më tej pati kritika edhe për kompensimin e pronës si dhe për deklarimet e Korab Sejdiut.

Comments