Albulena Haxhiu: Veseli e Haradinaj kanë degraduar kuvendin

343
fresco

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër në lidhje me mospërfundimin e seancave të parapara nga Kuvendi i Kosovës.

Ajo ka kritikuar edhe vendimin për mbajtjen e seancës së nesërme pa mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

midle

“I papranueshëm degradimi i Kuvendit nga Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Të dy këta, e kanë shndërruar Kuvendin në një institucion të pavlefshëm, që caktojnë e vijnë në seanca kur i mbetet kohë për shkak të agjendave të “ngjeshura”. Kuvendi ende nuk i ka përfunduar seancat e 16 prillit ndërsa sot jemi në fund të muajit maj. Pikat që presin të shqyrtohen janë afër 50 ndërsa seanca e neserme është vendosur me anë të njoftimit me email, pa mbledhje të Kryesisë së Kuvendit dhe ky është precedent i rrezikshëm” ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Tutje ajo ka kërkuar dorëheqjen e Haradinajt, përderisa ka thënë se qeveria ka humbur legjitimitetin.

“Si Qeveri e pakicës, që po i shërben vetëm vetes, ka humbur legjitimitetin dhe si e tillë duhet të dorëhiqet sa më parë! Nëse Haradinaj nuk e ka kuptuar ende se Kosova është pa Qeveri, atëherë le të kërkojë mocion votëbesimi në Kuvend. Një ditë më pak për Qeverinë e pakicës, një ditë më shumë për Republikën!”

Comments