Aleanca për Shiptarët dorëzon emrin për Ministër të shëndetësisë (VIDEO)

297

Aleanca për shqiptarët ka dorëzuar emrin e kandidatit për ministër të shëndetësisë. Nga kjo parti hedhin poshtë spekulimet se atyre u është ofruar ndonjë ministri apo post tjetër. Por edhe nëse do t’u ofrohej, thonë se nuk do të pranonin një gjë të tillë.

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri për tv21 tha se ata tashmë kanë vendosur që Vullnet Ferati të jetë zëvendësues i Arben Taravarit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ne kemi qenë shumë të qartë dhe tashmë kemi dorëzuar emrin e Vullnet Feratit si kandidat për ministër të Shëndetësisë. Tani presim që edhe partitë tjera të kompletojnë propozimet e tyre me emrat dhe ato të propozohen në Kuvend nga kryeministri Zoran Zaev”, tha Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët.

https://youtu.be/pAqmT4RkCfE

Comments