Aleanca për Shqiptarët apel rinisë Shqiptare!

187
fresco

midle

Të nderuar rinistë, Të nderuar Ju që votoni sivjet për herë të parë, Të gjithë e dimë ndjenjën pozitive kur i mbushësh 18 vjet. Është ky një moment shumë i veçantë.

Është ky një moment kur secili nga Ju është ndjerë i pavarur. Gjithsecili nga Ju e din se nga ai moment, Ju keni të drejtën e vetëvendosjes, Ju e keni të drejtën e votës së shenjtë. Është një moment kur Ju duhet të jeni pjesë aktive e proceseve politike dhe pse jo edhe vetë partive politike.

E drejta Juaj për herë të parë, është një moment që e përcakton pjekurinë tuaj politike. Tregon gatishmërinë për ta projektuar të ardhmen tuaj. Pjekuri kjo e cila gjithsesi se e ngrit nivelin tuaj për të krijuar edhe një familje të shëndosh. Ju ndodheni para një sfide të vërtetë, mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Ju ndodheni në mes dëshpërimit dhe shpresës, në mes dritës së shpresës dhe greminës. Ju Sot e keni në dorën tuaj forcën e ndryshimit. Vota e juaj nuk është më e njëjtë më votën e një të moshuarit. Vota e Juaj përcakton kauzë kombëtare. Vota Juaj vendos për barazinë mes dy popujve shqiptar dhe atij maqedonas.

Vota e Juaj do ju ndalojë vetë juve dhe shokët tuaj që ti mbushni autobusët për të emigruar në vendet e huaja për një jetë të mirë, duke e lënë familjen tuaj më plagë të thellë në shpirt. E dashura Rini, Kudo në botë Rinia është ajo e cila i ka bërë ndryshimet e mëdha politike.

Rinia është ajo që ka rrëzuar regjime, ka rrëzuar diktatorë dhe mbretëri. Sot, Ju jeni ato, në fatin e të cilëve gjendet ndryshimi në Maqedoni. Sot, Ju jeni ato, të cilët duhet të mendoni mirë se çka do të votoni.

Do e mbajmë këtë sistem politik në mes BDI dhe VMRO të cilët mezi e mbajnë njëra tjetrën, apo do kërkojmë diçka NDRYSHE. Sot, Ju jeni ato të cilët duhet të mendoni Ndryshe, duhet të Veproni Ndryshe dhe duhet të votoni Ndryshe! Rini, thuaja këngës ashtu siç di ti. Këndo dhe fol kësaj radhe NDRYSHE!

Comments