Më 1 shtator në Cyrih u mbajt mbledhja e kryesisë së Aleancës për Shqiptarët ku në rend të ditës ishin temat:
⁃ Keqtrajtimi i Diasporës nga administrata
⁃ Referendumi
⁃ Puna vullnetare dhe antarsimi në Aleancë
⁃ Bashkëpunimi me shoqatat, klubet dhe grupet e interesit (Lobi)
Aleanca për Shqiptarët në Zvicër me keqardhje i shikon zhvillimet në vendlindje dhe hakmarrjen që i bëhet Diasporës nga ana e qeverisë dhe institucioneve. Kërkojmë nga ministri i Diasporës që të bëj një analizë të mirëfilltë dhe të dal me shpjegime për ndodhit në MPB me vonesën e lëshimit të dokumentave, injoranca e administratove në shumë komuna siç janë Saraj apo Struga. Puna e ministrit është Diaspora të ndihet e mirseardhur.
Shoqatat, klubet dhe grupet e interesit në Diasporë janë shprehur qartë, poashtu edhe Aleanca për Shqiptarët ka një qëndrim të qartë pro NATO dhe BE, po në barazi të plotë me Maqedonasit. Ne jemi në mbështetje të plotë të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët zotit Ziadin Sela që duhet një marrëveshje në mes Shqiptarëve dhe Maqedonasve.
Prej nga formimi i degës në Zvicër, Aleancës janë bashkuar mbi 1200 anëtar, numri është në rritje. Jemi në formimin e grupeve punuese nëpër regjione të ndryshme të Zvicrës për të mundësuar komunikimin reciprok.
Aleanca për Shqiptarët në Zvicër do të filloj dialogun me të gjithë shoqatat, klubet dhe grupet e interesit këtu në Zvicër për të qënë më afër me popullin.
Cyrih, 1 shtator 2018
Aleanca për Shqiptarët
Dega në Zvicër