Aleanca për shqiptarët ka hapur sot shtabet zgjedhore në fshatrat Llakavicë, Banjicë e poshtm dhe Çegran të Gostivarit.
Në hapjen e këtyre shtabeve të Aleancës për shqiptarët i pranishëm ishte njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi, si dhe të gjithë kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga rrethi i Gostivarit, Afërdida Hamza, Shpëtim Elezi, Nehad Bafqari, Valbona Ristemi, Gazmend Selmani, Jasin Halili dhe Diana Emri.
Në fjalën e tij të rastit para banorëve të Llakavicës, Banjicës së poshtme, dhe Çegranit, njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi theksoi se Aleanca për shqiptarët do të japi gjithçka nga vetja për të kërkuar me çdo kusht demaskimin e fytyrës reale të politikëbërjes 25 vjeçare të figurave të ndryshme politike. Janë pjekur të gjitha kushtet e nevojshme që gjithë e vërteta e organizimit politik të shqiptarëve të del në sipërfaqe sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ky vend të eci përpara. Shqiptarët e këtij vendi me vetëdije kanë duruar padrejtësi dhe zullum të madh nga ana e pushtetmbajtësve të ndryshëm të këtij shteti, dhe e gjithë kjo është bë për hirë të Kosovës dhe Shqipërisë derisa njëra të fitonte pavarësinë, ndërsa tjetra të dilte nga kthetrat e një regjimi të egër komunist, por tani ka ardhur koha që të dalin në sipërfaqe të gjitha sabotimet e ndryshme nga grupacione mbrenda bllokut maqedonas dhe atij shqiptarë, me qëllim që të kuptojmë drejtë pse ky vend ka ngelur në këtë gjendje të mjerueshme 25 vite të plota, theksoi njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi.
Kanditatët për deputet theksuan se janë rreshtuar prapa familjes së Aleancës për shqiptarët sepse një bashkëpunim i kësaj natyre i tri subjekteve politike ndodh për herë të parë dhe do të japin maksimumin nga vetja të përfaqësojnë denjësisht Aleancën për shqiptarët. Kandidatët theksuan se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi, por se duhet të na testoni me këtë përgjegjësi të madhe dhe atëherë do të kuptoni konsistencën tonë me fjalët që i themi, njofton shtabi i Aleancës për shqiptarët.