“Aleanca për shqiptarët” pritet me entuziazëm në Karshiakë (Foto)

215
fresco

 


“Aleanca për shqiptarët” pritet me entuziazëm në Karshiakë (Foto)

midle

“Aleanca për shqiptarët” është pritur me entuziazëm nga banorët e Karshiakës. Qindra simpatizant kanë marrë pjesë në takimet parazgjedore që përfaqësuesit më të lartë të këtij subjekti po zhvillojnë në këtë rajon.15241830_1741840429472649_8525203142587777657_n

“11 dhjetori është dita në të cilën gjithë së bashku ne nuk duhet ta lëshojmë por duhet të mobilizohemi maksimalisht. Po shohim se po propozojnë institute për zyrtarizimin e gjuhës shqipe BDI. Çfarë institutesh? Institute që legalizon dhe bën gjuhën shqipe zyrtare është vota e popullit shqiptar dhe këtë institute shqiptarët do ta ndërtojnë më 11 dhjetor”, deklaroi lideri i LR PDSH-së, Zijadin Sela.15134792_1741839122806113_6687036188199074720_n

“Qufa e ndali poshtrimin e shqiptarëve të kësaj ane edhe me qëndrimin e tij, edhe kur u desht të luftohet edhe kur u desht të votohet kundër stemës me luan edhe kundër ndryshimeve kushtetuese antishqiptare”-deklaroi Gjeneral Ostreni.

Comments