ALEANCA PËR SHQIPTARËT: STATUS SPECIAL FINANCIAR PËR MALËSINË E TETOVËS

96

Moebel THEMA

 Image result for aleanca per shqiptaret

Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar takimet dhe tubimet me qytetarët. Një nga udhëheqësit e këtij koalicioni, Ziadin Sela vizitoi vendbanimet malore të Tetovës, ku ai premtoi se këto zona malore do të kenë status special financiar dhe fiskal.  Sipas tij, këto vendbanime po përballen me papunësi, varfëri dhe mungesë të infrastrukturës.  Ai ju premtoj banorëve se Aleanca për Shqiptarët këto zona malore do t’i trajtojë në mënyre të veçantë si dhe rasteve sociale duke ju hequr taksat e ujit dhe rrymës elektrike. Kandidati i dytë në listën për deputetë të Aleancës, Vesel Memedi gjatë hapjes së shtabit partiak në Çajle të Gostivarit theksoi se koalicioni i tyre është i vetmi që mund të zgjidh çështjet që tangojnë shqiptarët.

“Ne politikanët e rinj, ne do të duhet të bëjmë mrekullira që të fitojmë besimin tuaj për ta fituar këtë besim ne duhet të jemi të palodhshëm ne duhet të jemi të dedikuar ne duhet me sinqeritetin më të madh njerëzor dhe kapacitetin qe kemi ne të mund ta bëjmë për të kombit për hir të fesë për ta fituar përsëri këtë besim”, u shpreh Vesel Memedi, kandidat për deputet.

Comments