‘Aleanca për shqiptarët’, tubime në Çair dhe Sllupçan

Kandidatët për deputetë në listën e Aleancës deklaruan para të pranishmëve se nuk do të tradhtojnë besimin e shqiptarëve pasi njerëzit që udhëheqin këtë proces janë ndryshe. Ata janë atdhetarë, trima dhe profesionistë të suksesshëm me moral të lartë. Gjithashtu ‘Aleanca për shqiptarët’, në kuadër të fushatës parazgjedhore, ka mbajtur tubim edhe në Sllupçan të Komunës së Likovës.