Alegri flet pas fitores ndaj Napolit. Por ja çfarë thotë për dy penalltitë

241
fresco

Alegri flet pas fitores ndaj Napolit. Por ja çfarë thotë për dy penalltitë

Juventus fitoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në të cilën u akorduan dy penalti në favor të bardhezi

“Në gjysmën e parë, pas sistemit të gabuar të lojës, bëmë edhe shumë gabime në pasime, mirëpo patëm më shumë shanse dhe i ofruam shumë pak Napolit… Por, pjesa e dytë ishte shumë më e mirë”.

“Sonte (e martë) më duhet ta uroj gjithë skuadrën, pasi bënë një gjysmë të dytë shumë të mirë dhe ia dolën ta përmbysnin rezultatin, pasi ishin në disavantazh prej një goli”, ka deklaruar Allegri për Rai Sport.

Trajneri është pyetur edhe për reagimet e lojtarëve të Napolit për dy penaltitë e Juves dhe mosakordimin e një penaltie për mysafirët pas një ndërhyrjeje në Raul Albiol.

“Nuk dua të flas për vendimet e gjyqtarëve. Nga fusha, të dy u dukën si penalti, pastaj nuk e di. Mendoj se performanca e Juventusit nuk mund të zvogëlohet vetëm te penaltitë. Duhet t’i shohim gjërat më larg”, ka theksuar Allegri.

Comments