Alegri nuk pyet për merkaton, thërret Pogban në stërvitje

250

 

bef-650x358

Çështja Pogba tashmë është kthyer në një telenovelë mediatike, por jo për trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri. Trajneri i kampionëve në Italisë, ka thirrur Pogban që ti bashkohet grupit në stërvitje, duke e konsideruar atë ende pjesë të skuadrës.

Ndërkohë që mediat britanike raportojnë se francezi 23 vjeçar ka arritur marrëveshje me Manchester United, dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohësh.

Pogba këto ditë ka qëndruar në Amerikë, ku edhe besohet se ka arritur marrëveshje personale me skuadrën që drejtohet nga Jose Mourinho, e cila për shërbimet e tij do t’i paguaj 110 milionë euro Juventusit.

Comments