Alepo, 100 mijë civilë të bllokuar në 8.6 km katrorë

216

Si pasojë e sulmeve intensive të regjimit sirian dhe mbështetësve të tij në pjesën lindore të Alepos në Siri opozitarët po detyrohen të tërhiqen nga 4 rajonet nën kontrollin e tyre. Afërsisht 100.000 civilë kanë mbetur të bllokuar në një territor prej 8.6 kilometra katrorë nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së në Alepo thuhet se opozitarët si pasojë e intenfisikimit të sulmeve që mesnata e djeshme e deri në orët e drekës së ditës së sotme janë tërhequr nga rajonet Shejh Said, Firdevs dhe Salihin.

Në këtë mënyrë territori nën kontrollin e opozitarëve në lindje të Alepos nga 15 kilometra katrorë ka rënë në 8.6 kilometra katrorë.

Drejtori i Mbrojtjes civile në Alepo Nexhip Ensari në një audio incizim të dërguar gazetarit të AA-së nëpërmjet internetit tha se “Shumë njerëz nga rajonet opozitare po kalojnë në territorin e regjimit. Ditën e djeshme kanë kaluar afërsisht 2.000 persona. Në Alepo kanë mbetur nën rrethim afërsisht 100 mijë civilë. Jetojnë në kushte shumë të vështira, në mungesë të ujit, ushqimeve dhe energjisë elektrike”.

Përderisa një pjesë e civilëve qëndrojnë në rajonet e marra nën kontrollin e regjimit, ushtria e Asadit ka lejuar një pjesë të tyre të dalin jashtë territorit nga disa rrugë. Por, ka ende paqartësi se ku i kanë dërguar disa familje.

Civilët që qëndrojnë presin siguri themelore si garantimin e sigurisë së jetës në zonën e regjimit, mos arrestimi apo dërgimi me forcë në ushtrinë e Asadit të meshkujve të ndaluar, lejimin për kalim në zona të sigurta dhe mos ndarjen nga njëri tjetri të anëtarëve të familjeve.

Regjimi dhe mbështetësit e tyre në sulmet intensive ajrore dhe tokësore të ndërmarrë që nga 15 nëntori e deri tani kanë vrarë 991 civilë dhe kanë plagosur mijëra të tjerë.

Comments