Alex Jones: CIA kërkon të vrasë Donald Trump


Një konspiracionist amerikan i quajtur Alex Jones ka një teori të vetën pas aludimeve se presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump ka lidhje me Kremlinin.
Mirëpo, ai shtjellon teorinë e tij duke pretenduar se agjenci inteligjente po përpiqen që të eliminojnë presidentin e 45-t të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përpara se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
Në një deklaratë të mëvonshme të tij, Alex Jones përmend emra konkretë. Në rrjetet e tij sociale, analisti i teorive konspirative njofton se është CIA ajo që po përpiqet për të përmbysur Donald Trumpin.
“Kam biseduar me palët e duhura. Dhe që të gjithë bien dakord se ka një plan të qartë, për të përmbysur Donald Trumpin dhe për të mos e lejuar që të marrë pushtetin pavarësisht se fitoi zgjedhjet”, thotë ai.
Megjithatë, ky aludim ngelet në kuadrin e teorive konspirative që po qarkullojnë së fundmi për Presidentin e ri Donald Trump.