Ali Ahmeti: Bashkohuni me BDI-në, sepse ne mbrojmë doktrinën kombëtare

180

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte mban tubimin përmbyllës në qytetin e gjithë shqiptarisë të Tetovës, njofton TetovaSot.

Para tetovarëve u është drejtuar edhe lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, i cili tha se le të bashkohen shqiptarët, dhe le të bashkohen me Bashkimin Demokratik për Integrim sepse BDI-ja mbronë doktrinën kombëtare.

“Le ta fitojne këtë uragan të pandalshëm, sepse porositësi nuk ua miratoi një bashkim të tillë. Udhëzimet dhe direktivat ata mund t’i dijnë por në nuk e ndalëm uraganin dhe u çasëm doktrinës shqiptare, ju e fituat lirinë më gjak. Nga këtu thërrasim çdo shqiptar dhe atdhëtar, se me gjak e fituam lirinë dhe nuk ka çmim që mund ta blej”, tha Ahmeti.

Comments