Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi sonte përballen para kamerave televizive (VIDEO)



Liderët e dy partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Menduh Thaçi i Partisë Demokratike Shqiptare, do të dalin sonte në duel televiziv para zgjedhjeve të së dielës, 11 dhjetor, në Maqedoni.
Dueli i liderëve të dy nga pesë subjektet shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhjet e së dielës në Maqedoni do të zhvillohet në TV21 të Shkupit, me fillim në orën 20:30.
Përveç BDI-së dhe PDSH-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni sivjet marrin pjesë edhe tri subjekte shqiptare – koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Besa, koalicioni i Lëvizjes për Reforma – PDSH, partisë Nisma dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe Partisë së Prosperitetit Demokratik.
Në zgjedhjet e sivjetme në Maqedoni marrin pjesë numër rekord partish dhe koalicionesh shqiptare./Gazeta Express/