ALI AHMETI: INTERESAT E SHQIPTARËVE I MBRON VETËM BDI-JA

203
fresco

 


ALI AHMETI: INTERESAT E SHQIPTARËVE I MBRON VETËM BDI-JA

midle

Në kuadër të fushatës parazgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka qëndruar në vendbanimet shqiptare në Komunën e Dollnenit dhe më pas në Krushevë, ku lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti, para strukturës vendore foli edhe për pesë përbetimet e BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit, duke shtuar se opsioni që ofron BDI ka për qëllim mbarëvajtjen e popullit shqiptar dhe se që gjërat të ecin siç duhet, nevoitet angazhim i kuadrove të përsosura, të cilat dihet se i posedon Bashkim Demokratik per Integrim. Ai gjithashtu u tha banorëve të kësaj ane se nuk do lejohet asnjë hap drejt asimilimit dhe çuarjes në harresë të gjuhës shqipe, që përkon edhe me zotimet për barazi dhe vetëdijesim gjuhësor të BDI-së. Ahmeti u tha banorëve të zonës së Krushevës, se interesat e shqiptarëve i mbron vetëm BDI-ja.

“Më vjen mirë që edhe këtu frymohet shqip. Ju e dini mirë se çfarë do të thotë asimilim, çfarë do të thotë shtypje. Kandidatët për deputetë do t’i mbrojnë interesat shqiptare, posaqërisht të kësaj ane. Ju si shqiptarë të Krushevës nuk keni nevojë të ndaheni, duhet të jeni bashkë dhe me këtë të rrisim numrin e këshilltarëve në Komunën e Krushevës”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Comments