Ali Ahmeti ka më shumë se dy arsye mos shkon në takimin e liderëve.

256

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në bazë të mendimit tim nuk do të duhet të jetë pjesë e takimit të liderëve i cili duhet të mbahet më 14 Janar.

Si lider i cili shpesh herë në diskursin publik është shprehur se nuk nga ata që bllokon procese megjithatë Mickoski kësaj rradhe duhet të lihet vet.
Ahmeti ka shumë aryse pse duhet të injoron ftesën.
Mickoski jo vetëm në paraqitjet pubklike por edhe në ëndërr folën jerm kundër Ahmetit.
Dhe, kur nuk zgjedh metoda dhe fjalë kundër tij, nuk mbetet asgjë tjetër përveçse të injorohet pjesëmarrja.
Nëse Ahmeti ka kalkulime tjera për tu bërë pjesë e qeverisë sigurisht se do të shkojë në takim sepse edhe funksionarëve të kësaj partie edhe anëtarësisë ëndrra u bëhet realitet.
Por, pjesëmarrja në takim justifikon çdo fjalë të Mickoskit kundër tij dhe është një amnisti në plotkuptimin e fjalës.
Pra, amnisti për mos përfshirjen në qeveri, amnisti për denigrimin e ligjit të gjuhës, paditë penale kundër ish ministrave dhe drejtorëve, heqjen e balanserit e kështu me rradhë.
Ali Ahmetit i them mos shko se këta të VLEN-it do të shkojnë ashtu- ashtu se nuk kanë takat të kundërshtojnë.
Ali Ahmeti nuk duhet ta legjitimojë qeverinë që ka izoluar më shumë vendin, ka varfëruar qytetarët, ka prishur raportet me të gjithë fqinjët përveçse Serbisë.
Nëse ke luftuar kundër Serbisë atëherë sot Serbinë e ke ulur kambëkryq në qeverinë e Mickoskit.
Janë këto arsyet që duhet Mickoski të injorohet sepse çdo ditë e ka vërtetuar se është një anti shqiptar i përbetuar.
Fundja, nëse shkoni në takim atëherë kërkonu falje për komunikatat me reagime ku fyhen shqiptarët, largohen nga puna shqiptarët, nuk avancohen kuadrot shqiptare.
Më e keqja, si mund të ulesh me një njeri që kur është i pranishëm në ndeshje sportive shahet nëna shqiptare dhe ti Ali Ahmeti ke ngritut bust për nënën shqiptare.
Tërë këto vlejnë nëse nuk ke ambicie të jesh pjesë e qeverisë që e quan jo legjitime.
Mickoski ka marrë hov dhe është koha e tij por kjo nuk do të zgjasë shumë.
Nuk ka pushtete të përjetshme dhe fundja dihet se kush u ka bë keq shqiptarëve nuk e ka patur gjatë.
Prandaj, mendoj se takimi i 14 janarit duhet të injorohet nga të gjithë.
Është takim anti shqiptarë.
Për shembull.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në takim justifikohet nëse bisedohet të sillet një ligj për dygjuhësi në Maqedoni, të shtohet edhe një festë shtetërore për shqiptarët, për shembull 7 marsi ose 13 gushti, të ketë badenter në gjykatën kushtetuese.
Nëse shkoni ti bëni numra Mickoskit udha e mbarë ju qoftë.

Comments