Ali Ahmeti: Kjo votë dhe kjo ditë ju takon juve dhe atyre që nuk janë më, dëshmorëve të kombit. Urime të gjithëve (VIDEO)

471
fresco

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si më meritori për votimin e ligjit për gjuhën shqipe, votën e tij për zyrtarizimin e Gjuhës shqipe në Maqedonia ua dedikon dëshmorëve të kombit.

“Kjo votë dhe kjo ditë ju takon juve dhe atyre që nuk janë më, e që janë më meritorët, dëshmorëve të kombit. Urime të gjithëve, e mbara qoftë me ne”, shkruan Ali Ahmeti.

Strategjia e liderit të BDI-së, Ahmeti është bërë që gjuha shqipe të mbajë datën e krismave të para të UÇK-së në Maqedoni.

Në 14 mars 2001, ushtarët e UÇK-së e nisën luftën për të drejtat e shqiptarëve, sot, 14 mars po ata ushtarë bëjnë “luftën” për Ligjin e Gjuhës me të cilin do të përmbyllet pjesa normative e Marrëveshjes Kornizë e Ohrit.

Ndryshe me 64 vota pro dhe asnje kunder u votua ligji për gjuhët sot në Kuvend.

Comments