Ali Ahmeti: Me hidhërim e them se shqiptarët kanë humbur mandate
Me hidhërim e them se shqiptarët kanë humbur mandate kështu ka deklaruar lideri i BDI-së në preskonferencën e parë pas zgjedjeve të 11 dhjetorit transmeton Faktiditor.ch..BDI ka fituar zgjedhjet, por mua më ka interesuar që të fitojnë shqiptarët në rradhë të parë.Nuk më gëzon fitorja e BDI-së. tha Ahmeti
Sipas kreut integrist BDI do punojë që ky vend të shkojë drejt stabilitetit të plotë.
BDI thotë Ahmeti nuk ndryshon kursin e vet por fortë do të punojmë që ky kurs të jetësohet, materializohet, pra kursi euroatlantik
Vendi ynë tha Ahmeti vendin e ka në BE dhe NATO
“Do jemi gardian të fortë të marrëveshjes së Ohrit.Do punojmë për marrëdhënie të mira ndëretnike, përspektivë ekonomike, të rriten vlerat në arsim dhe shëndetësi” deklaroi kreu integrist .
“Ne as do të luhatemi nga vija jonë por përkundrazi do jemi shumë më të fortë dhe të arrijmë tek qëllimet të cilat ia kemi vënë vetes” tha Ahmeti .
Ai ka falemenderuar gjithë shtabet , gjithë votuesit e BDI-së, gjithë aktivistët që kanë kontribuar në këtë situatë kaq të ngarkuar dhe politizuar mes shqiptarëve por edhe të tjerëve.
BDI do përfaqësohet me 11 mandate deklaroi Ali Ahmeti
I pyetur për koalicione koalicione me partitë tjera shqiptare ai tha se BDI do ti analizojë të gjitha rrethanat në vend dhe tani do vlerësojmë si do veprojmë në të ardhmen.Faktiditor.ch