Ali Ahmeti nesër flet hapur mbi qeverinë e re dhe raportet me Zaevin e Gruevskin
Shkup, 9 janar – Lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti nesër në emisionin Click Plus në Tv21 pritet që të flet hapur mbi dilemat e fundit të cilat kanë të bëjnë mbi koalicionin e ri, formimin e qeverisë si dhe raportet që ka ai me Gruevskin dhe Zaevin, pyetje këto që tangojnë shqiptarët me ditë të tëra mbi atë se kush me kë do të formojë qeverinë e ardhëshme të Maqedonisë, informon Zhurnal.
Nesër pritet që Ahmeti t`iu jap fund dilemave lidhur me këto `problematika` ndërkohë që sot presidenti i vendit ka ndarë mandatin për formimin e qeverisë, ish kryeministrit të vendit Nikolla Gruevski.
Ahmeti në anën tjetër do të flasë edhe mbi raportet që ka me Gruevskin e Zaevin si dhe bashkëpunimin e mundëshëm që mund të ketë me to, si dhe deklaratën e nënshkruar dhe publikuar ditë më parë nga partitë shqiptare si dhe pikat kryesore të cilat gjinden në atë platformë.
Brenda 20 ditëve mandatari që mori sot mandatin për formimin e qeverisë së re pritet që në parlament të dorëzojë përbërjen qeveritare bashkë me programin qeveritar ndërkohë që kjo përbërje do të varet shumë nga partitë shqiptare.

