Ali Ahmeti nga Saraji: Bojkoti është ligësi dhe hipokrizi

310
fresco

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të takimeve me qytetarët në prag të referendumit të 30 shtatorit ka qëndruar sonte në komunën e Sarajit ku banorëve të kësaj komune i ka bërë me dije se 30 shtatori është një moment historik që nuk duhet humbur pa votuar Për Maqedoninë në aleancën më të madhe ushtarako-politike, NATO-n.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para të pranishmëve tha se vendi ndodhet në situatë shumë të rëndësishme, vendimmarrëse dhe vendimtare për të ardhmen e vendit, për ne shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

midle

“30 shtatori është ditë që nuk përsëritet pasi me 30 shtator vendosen fatet e këtij vendi. A do të ecë ky vend përpara apo do të vendnumëroj dhe do të qëndrojë në pozita të padefinuara. Për çdo natë jepen porosi nga presidentë e vendeve të Evropës, këta janë miqtë tanë dhe e duan të mirën e vendit tonë, të mirën e Maqedonisë. Këta bëjnë thirrje që qytetarët tanë t’i përgjigjen pozitivisht 30 shtatorit dhe të votojnë PËR marrëveshjen, të votojnë për NATO-në, të votojnë për BE, të votojnë për paqen, stabilitetin, sigurinë, ardhmërinë, sundim të ligjit dhe shtetit ligjor. Bojkoti është arma e të ligut, bojkoti nuk është kategori e demokracisë që ne e kemi instaluar në vend. Nga ne pritet që me 30 shtator t’i gëzohemi suksesit, të gjithë të dalim e të propagandojmë e të votojmë për Maqedoninë në NATO” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Të pranishëm në Komunën e Sarajit, ishte Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe deputeti Artan Grubi.

Gjatë ditës së nesërme me fillim në orën 19.00 do të mbahet tubim nën organizim të shtabit qendror për referendum të BDI-së, në sheshin Skënderbeu në Shkup.

Comments