Ali Ahmeti: Protesta për krerët e UÇK-së do të mbahet edhe në Shkup

80
fresco

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, është deklaruar për protestën e nesërme të organizuar në Tiranë, ku do të bëhet thirrje drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Ahmeti i pyetur se a do të organizohet një protestë e tillë edhe në Shkup, ka thënë se kjo është çështje kohësh.

‘’Është duke u biseduar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me siguri që janël në kontakt me shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë. Është çështje kohe se kur do të organizohet’’, ka thënë ainë FRONTAL në T7.

Ahmeti ka thënë se protesta në fjalë është për të ngritur zërin kundër një padrejtësie të madhe që i bëhet UÇK-së.

‘‘Ne kemi spostuar edhe fushatën për shkak të protestës. Të gjithë jemi UÇK, dhe nuk është protestë që na bashkon ndonjë grupacion, por protestë që na bashkon Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për ta ngrit zërin të gjithë kundër kësaj padrejtësie të madhe që i bëhet Ushtrisë sonë. Dhe të gjitha aktivitetet për nesër janë të ngrira, me qëllimin që kjo protestë ka dimension kombëtar, me porosi dhe mesazhe për tribunalin se UÇK nuk është ndërmarrje kriminale, por organizatë çlirimtare’’, ka thënë ai në FRONTAL në T7.

Ahmeti ka thënë se prokuroria atje ka devijuar lëndën, në një lëndë ‘’të sajuara nga njerëz qëllim kqinjë.

‘’Gjyqi ndërroi akuzë, për raste të paqena të trilluara nga dëshmitarë intersxhi dhe shpifës, dhe kjo na irritoi pa masë, sepse prokurorët devijuan lëndën, nga shtëpia e verdhë në landë të sajuara nga njerëz qëllim të këqinj por edhe të motivuar nga shërbimet sekrete të Serbisë’’, ka shtuar ai./Indeksonline/

Comments