Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Itali

210

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta ndaj familjeve të vktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi  Italinë.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave nga tërmetet shkatëruese në Italinë mike dhe solidarizohem më përpjekjet e ekipeve shpëtimtare për ti dal në ndihmë popullatës së prekur nga kjo fatkeqësi e madhe”, shkruan Ali Ahmeti, njofton TetovaSot.

Ndryshe nga tërmeti shkëtarrues në Itali deri në këto momente jetën e kanë humbur të paktën 130 persona, dhe mbeten të plagosur mbi 338 persona të tjerë.

Comments