Ali Ahmeti: Vota e shpërndarë, votë e djegur
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në vazhdë të fushatës zgjedhore zbriti në Komunën e Pllasnicës ku u takua me strukturën e partisë si dhe me banorë të kësaj komune.
Ahmeti gjatë këtij takimi përsëriti porosinë tashmë të njohur në mbarë opinionin, se vota nuk duhet nënçmuar e as nuk duhet përçarë.
Ahmeti u takua edhe me banorët e Debreshtës, Cërnilishtit, Llazhanit,vendbanime në Komunën e Dollnenit.