Ali Ahmeti: Zoran Zaevi i ndërron deklaratat nga mëngjesi deri në darkë



Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Debate Zgjedhore ka deklaruar ndërmjet tjerash se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i ndërron deklaratat nga mëngjesi deri në darkë.
“Deklaratat janë aq kontraverse të Zoran Zaevit sa nuk i ngjan e thëna në mëngjes prej thënies në darkë. Unë e them këtë dhe sjelli plot argumente. Nuk merreshin vesh dot LSDM dhe VMRO-DPMNE për ministrin e punëve të brendshme.
Dhe i them se, Zotëri Zoran po ky është problem i zgjidhshëm ore t`i djalë. Vendosim një shqiptar ministër të punëve të brendshme dhe problemin e mbyllim. Dakordohem tha unë. Iki unë nga takimi, në rrugë e sipër pa iu afruar shtëpisë më telefonojnë, marrëveshja që u bë nuk funksionon”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
