Ali Lajçi paralajmëron protesta dhe forma tjera për të kundërshtuar demarkacionin

188

Një numër i qytetarëve të komunës së Pejës, të shtunën kanë mbajtur një protestë duke kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ata u kanë bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë demarkacionin në seancën e një shtatorit në Kuvendin e Kosovës.

Ali Lajçi, përfaqësues i banorëve të fshatrave të brezit kufitar me Malin e Zi, ka thënë se deputetët nuk duhet të bien nën ndikimin e zyrtarëve të partitive politike në pushtet.

“Nëse ai version kalon në Kuvend dhe bëhet legjitim, deputetë, mendoni se Kosova do të ketë tensione, do të krizë politike, do të ketë rezistencën e llojeve dhe formave të ndryshme, sepse nuk paraqet vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk paraqet sovranitet. Dhe, ne do ta zhbëjmë në të gjitha format e mundshme institucionale dhe vijave tjera rezistencës”, ka thënë Lajçi.

Comments