Ali Sadiku në “Click Plus”: U habita kur e pash Ministrin Kuqi, duke rrezikuar jetën ne fshatin Kamnik, ishte i pari që zbriti në Hasanbeg
Gjatë debatit në Televizionin 21 mbrëmë ku të pranishëm ishin numri një i Ekonomisë Driton Kuqi, zv/kryeministri Arbër Ademi dhe sekretari gjeneral i Kryqit të kuq Sait Saiti, u publikua se i pari funksionar shqiptar që u doli në ndihmë hasanbegasve ishte ministri Driton Kuqi.
Ministri Driton Kuçi atë natë ishte një nder themeluesit e Shtabit emergjent të qeverisë. Që nga dita e parë e vërshimeve ai ka drejtuar operacionet e shpëtimit. Madje, Kuçi tha se rreth 500 deri 600 persona, duke filluar nga sot pritet të inkuadrohen në pastrimin e rajoneve të përfshira nga vërshimet.
“Qëllimi i këtij aksioni është përshpejtimi i pastrimit të shtëpive nga balta dhe uji i mbetur si pasojë e përmbytjeve. Ne do të jemi pranë vëllezërve tanë deri sa të krijohen kushte për vazhdimin e jetës normale”, tha në një deklaratë të tij Kuqi, duke apeluar te të gjithë qytetarët të cilët kanë mundësi të ndihmojnë të vijnë në Hasanbeg dhe Straçincë me qëllim që sa më shpejtë të bëhet pastrimi i shtëpive dhe rrugëve.