ALITI: BDI bashkë me ju nuk njeh humbje (FOTO)

298
ALITI: BDI bashkë me ju nuk njeh humbje (FOTO)

Nënkryetari i Parlamentit Rafis Aliti në tubimin në Saraj ka thënë se vendi gjendet në një krizë të thellë poltike dhe BDI është dashur të luajë rolin e vet me përgjegjësi ndaj votës së qytetarit shqiptarë që ka marë, krejt e krejt “të mos dëmtohet populli shqiptar që 15 vite me radhë na voton si BDI”.

“Ne bashkë me ju nuk njohim humbje, e them këtë sepse jemi dëshmitarë për ngjarjet që kanë ndodhur në Parlament. Opozita maqedonase njëherë kontestoi zgjedhjet, nuk vinin në Kuvend dhe Dhoma legjislative nuk punonte me kapacitet të plotë. Ishte mandat i rëndë, sepse në këtë vend u thye Kushtetuta, ligjet, kishim aferën e përgjimeve, ndërsa ata janë keqpëdorur nga institucionet dhe individë të ndryshëm…”, ka thënë kryetari i degës së BDI të Sarajit, Rafis Aliti.msyusi

Comments