ALITI: Iniciativat duhet të vijnë nga PSP-ja, jo nga partitë politike



Shumica parlamentare hodhi poshtë dy projekt-ligjet e opozitës maqedonase, përkatësisht propozim-ligjin për PPS-në dhe atë për mbrojtje të dëshmitarëve.
VMRO-DPMNE nuk lejoi futjen e ligjeve në rend dite, ndërkaq shumë nga deputetët e BDI-së nuk votuan. Sipas opozitës maqedonase, me këtë veprim shumica parlamentare është vënë në anën e krimit.
Dhe, përderisa VMRO-DPMNE tha se nuk do të shqyrtojë asnjë kërkesë të PPS-së, partneri shqiptar në koalicionin qeveritar kërkon që nisma për ndryshimin e dy ligjeve në fjalë të vijë pikërisht nga ky institucion dhe jo nga partitë politike.
“Iniciativa duhet të vijë nga PPS-ja, jo nga partitë politike brenda Parlamentit. Dhe, gjithsesi se ne ngelim në atë qëndrim se me gjuhën e argumenteve që do të ofrojë PPS-ja ne do të përkrahim propozimet e tyre”, ka thënë deputeti i BDI-së Rafis Aliti, njofton RTVM2.
Por, Aliti përmes një postimi tjetër në Fejsbuk ka qartësuar sërish situatën:
“Nuk dua që opozita të ketë alibi se ne nuk duam zgjedhje. Ne jemi gati të ketë zgjedhje më 11 dhjetor. BDI qëndron në atë se PSP duhet të bëjë punën dhe detyrën e saj. Ne dhe partitë e tjera u kemi dhënë atyre besimin dhe vlerësoj se ne duhet të punojnë në bazë të ligjit””, ka shkruar Aliti, njofton Aktuale.mk.