Alli emërohet futbollisti i muajit në Premier Ligë

359

Ylli i Tottenham gjatë muajit të kaluar ka tejkaluar Harry Kane e Alexis Sanchez për tu shpallur futbollisti i muajit në ligën angleze

Gjatë muajit të janarit anglezi ka shënuar 5 gola për të ndihmuar skuadrën e tij drejtë vendit të dytë në ligë.

20 vjeçari ka mundur futbollistë si Harry Kane, Seamus Coleman, Alexis Sanchez e Gylfi Sigurdsson për tu shpallur si futbollisti më i mire i muajit, shkruan rtv21.tv.

Alli që ndihmoi Tottenhamin të ngritet në vendin e dytë me 9 pikë larg liderit Chelseas deklaroi se i gjtihë ekipi është meritor për formën e mire e fitoret, e jo vetëm ai individualisht.

Trajneri i muajit u shpall trajneri i ri i Swanseas Paul Clement, që arriti të ndalojë 4 humbjet e njëpasnjëshme të klubit duke fituar 9 nga 12 pikë gjatë muajit janar.

Comments