Alvaro Morata rikthehet në Serien A, arrin marrëveshje me Como-n

93

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Alvaro Morata, pritet të rikthehet sërish në Serien A, pas një aventure në Galatasaray.

Fabrizio Romano raporton se Morata ka arritur marrëveshje me Como-n, shkruan Indeksonline

Morata ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2026, por tani Como ka arritur marrëveshje për t’i paguar Galata-s pesë milionë euro për ta prishur huazimin.

Skuadra italiane është futur në bisedime me AC Milanin, që ka në pronësi sulmuesin spanjoll deri në vitin 2028./Indeksonline/

Comments