Ambasada amerikane përgëzon të gjitha palët për marrëveshjen për murin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që së bashkë me Bashkimin Europian ishin palë lehtësuese në nënshkrimin e marrëveshjes për rrëzimin e murit në Veri të Kosovës ka dërguar një deklaratë për media ku shkruhet se bashkëpunimi i të gjitha palëve gjithmonë rezulton me arritje të shumta, njofton Klan Kosova.
“Ne përshëndesim kuvendin komunal të Mitrovicës Veriore për aprovim të shpejtë të planit të ri. Marrëveshja e arritur do të rezultojë me ndërtimin e një zone të bukur për këmbësorë që përmbushë marrëveshjen e 2015-ës për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës. Shumë mund të arrihet kur të gjitha palët bashkohen për të punuar për të mirën e përbashkët”, thuhet në komunikatën e ambasadës.
Ambasada ka përgëzuar edhe individualisht ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalën dhe kryetarin e Mitrovicës Veriore Goran Rakiq.

