Ambasada e SHBA: Shmangni protestën kundër mbetjeve. Organizohet nga opozita

227
 

Moebel THEMA

Ambasada e SHBA: Shmangni protestën kundër mbetjeve. Organizohet nga opozita

Në njoftimin rutinë për shtetasit amerikanë që ndodhen në Shqipëri, sa herë që bëhet ndonjë thirrje për miting partiak apo protestë, siç është edhe ajo e së shtunës kundër ligjit të importit të mbetjeve, Ambasada amerikane në Tiranë kërkon vigjilencë dhe shmangien e tubimeve.

Sipas asaj që shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara, demonstrata e nesërme organizohet nga partia opozitare shqiptare kundër importit të mbetjeve të padëmshme në Shqipëri, që siç dihet do të nisë rreth orës 11 të paradites.

Protestuesit – thuhet në komunikatë, – do të mblidhen pranë kompleksit Taiwan, e më pas përmes bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do t’i drejtohen Kryeministrisë. Prania e madhe e protestuesve pritet të shoqërohet me rëndim të trafikut, mbyllje të rrugëve dhe pranishmëri të forcave policore.

Ambasada njofton shtetasit amerikanë se, aktualisht nuk është në dijeni të ndonjë rreziku specifik ndaj qytetarëve amerikanë apo interesave të SHBA-ve, megjithatë, ata duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin demonstratën apo ndonjë turmë njerëzish. “Amerikanët duhet të monitorojnë mediat lokale dhe të marrin parasysh përditësimin e planeve personave për udhëtim apo aktivitete të ndryshme.

Ndonjë shqetësim specifik ndaj sigurisë së tyre duhet adresuar tek autoritetet ligjzbatuese shqiptare, të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri, përmbyllet komunikata.

Ndërkohë, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) thotë se e organizon ajo protestën, e jo një parti opozitare, ndaj i kërkoi Ambasadës që ta korrigjojë njoftimin. Megjithatë, kryetari i PD-së Basha ka kërkuar që demokratët të dalin nesër në protestë kundër këtij ligji.

/ Top Channel

Comments