Ambasada ruse në Shkup sërish del me akuza të reja
Jemi të bindur se dalje nga kriza e vështirë e brendshme politike e cila e përfshiu Republikën e Maqedonisë mund të gjendet vetëm në suaza të fushës aktuale kushtetuese, në bazë të normave të pranuara në përgjithësi të një shoqërie demokratike, vlerësojnë nga Ambasada Ruse në Shkup në komentin për situatën politike në Maqedoni.
Të gjitha tentimet për involvim në këtë proces prej jashtë, të imponohen vendime të këtilla ose të atilla krahas vullnetit të popullit të Maqedonisë, thekson Ambasada, janë shumë të rrezikshme dhe duhet të hidhen poshtë nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare.
“Parimet e barazisë sovrane të shteteve, ndërsa mosinvolimi në punët e brendshme të vendeve të tjera janë të karakterit universal dhe mosrespektimi i tyre paraqet shkelje të ashpër të së drejtës ndërkombëtare”, vlerësojnë nga Ambasada Ruse në Maqedoni, prej nga theksojnë se Federata Ruse në vazhdimësi e mbështet sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran dhe shtet i integruar territorial.
Theksojnë si i konsiderojnë për kundërproduktive, siç theksojnë , spekulimet e disa politikave të cilët kërkojnë shkaqe të krizës së brendshme politike në Maqedoni në rivalitete mes fuqive të mëdha.
Për situatën në Maqedoni, më 2 shkurt reagoi edhe MPJ-ja ruse. Moska siç u theksua në kumtesë, konstaton thellim serioz të krizës politike në Maqedoni dhe ndikim të fuqishëm të jashtëm.