Ambasada turke dha 240 pako mish kurbani për gjilanasit
Kryetari i Komunës së Gjilait, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Qëllimi i takimit ka qenë urimi për festën e Kurban Bajramit, derisa me këtë rast janë shpërndarë 240 pako ndihma me mish të kurbanit si donacion prej Ambasadës turke.
Haziri theksoi bashkëpunimin e mirë dhe miqësor të Komunës së Gjilanit me Ambasadën e Turqisë në Kosovë, duke e lutur Zotin që të vazhdojnë me aktivitete për të mirën e dy popujve.
Ambasadorja Kiliç ka thënë se lidhjet e Turqisë me Kosovën dhe Gjilanin në veçanti, janë më shumë se vëllazërore dhe familjare, duke u zotuar se bashkëpunimi do të vazhdoj të intensifikohet edhe më shumë.