Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë notë proteste Shkupit: Sqaroni incidentin në Manastir dhe zbuloni autorët

261

auto_muzeu-i-alfabetit-manastir-demolim_1479923190-77788021479923498

Ambasada e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në Shkup, nëpërmjet një reagimi, notë proteste drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, kanë kërkuar ndërmarrjen e masave adekuate për kapjen e huliganëve maqedonas, të cilët të martën kishin thyer xhamat e shtëpisë së Alfabetit në Manastir, ndërsa me grafite të shumta kishin kërkuar “vrasjen e shqiptarëve”, raporton gazeta “Koha” e Shkupit.

“Ju lutemi që të na sqaroni incidentin e përdhunimit të Memorialit të Kongresit të Manastirit ditën e martë, kur edhe shënohej kjo datë me rëndësi për Alfabetin e gjuhës shqipe. Pasi ky është incident i përsëritur vite me radhë, kërkojmë që të merren masa adekuate për mospërsëritje të tillë dhe të gjinden autorët e këtij incidenti në panevojshëm”, thuhet në reagimin e dy ambasadave në Shkup drejtuar MPJ-së, transmeton Zhurnali.

Ndryshe, sikurse në çdo përvjetor të shënimit të Ditës së Alfabetit Shqip, edhe të martën ishte dëmtuar objekti i Kongresit të Manastirit në Manastir, ndërsa ishin thyer xhamat e derës hyrëse, si dhe ishin shkruar grafite shoviniste “smrt za shqiptari” (vdekje për shqiptarët).

Huliganët maqedonas kësaj radhe, me rastin e përvjetorit të 108-të të Alfabetit Shqip, kanë dëmtuar derën hyrëse të Shtëpisë së Kongresit të Manastirit në Manastir. Persona të paidentifikuar, sikurse viteve tjera, kanë gjuajtur gurë dhe mjete tjera, me çka kanë thyer xhamat e derës hyrëse të objektit, si dhe kanë vënë mbishkrimi fyese për shqiptarët. “Vdekje për shqiptarët” ka qenë panoja e radhës e ngjitur në derën e Kongresit të Manastirit.

Ky incident i ka heshur hije festës kombëtare, duke u dënuar nga shqiptarët e Manastirit, por edhe më gjerë.  Ministria e Brendshme ka theksuar se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e këtij incidenti, por duke mos dhënë detaje.

Ambasada e Kosovës dhe Shqipërisë në Shkup sot kanë dërguar notë proteste deri te MPJ e Maqedonisë duke kërkuar që të merren masa adekuata që këto ndodhi të mos ndodhin më sepse për vite me rradhë po përsëriten.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë

“Ju lutemi që të na sqaroni incidentin e përdhunimit të Memorialit të Kongresit të Manastirit ditën e marte kur edhe shënohej kjo datë me rëndësi për alfabetin e gjuhës shqipe. Pasiqë ky është incident i përseritur vite me rradhë, kërkojmë që të mirren masa adekuate për mospërseritje të tillë dhe të gjinden autorët e këtij incidenti në panevojshëm”.

Comments