Ambasadorët Lu e Arvizu takohen me Bashën
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ish-ambasadori Aleksanddër Arvizu kanë nisur një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në fokus është aktualiteti politik, por edhe miratimi i paketës së ligjeve që ndihmojnë në zbatimin e reformës në drejtësi.
Më herët gjatë ditës dy ambasadorët zhvilluan takime me kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Ish-ambasadori Arvizu rikthehet në Tiranë me një detyrë të re. Ai mban postin e Zv.ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Drogës dhe Sundimit të Ligjit./Lapsi