Ambasadori britanik në Kosovë kërkon hetim transparent për vdekjen e Deharit

431
fresco

midle
oconnell

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka kërkuar nga autoritetet që të bëjnë hetime të shpejta dhe transparent lidhur me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Në një postim në Facebook, O’Connell, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe shokët e Deharit, i cili vdiq të shtunën në burgun e Prizrenit.

“Shpreh ngushëllimet e mia dhe të qeverisë sime për familjen dhe miqtë e Astrit Deharit. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës që të bëjnë hetim të shpejtë dhe transparent për rrethanat e vdekjes së tij”, ka shkruar O’Connell në Facebook.

Comments