Ambasadori Delawie: Na keni zhgënjyer me debate koti për demarkacionin, votojeni sa më shpejt



“SHBA do të qëndrojnë prapa qytetarëve të Kosovës edhe nëse miratohet ose jo demarkacioni me Malin e Zi. Është më e mira për Kosovën, ta kalojë këtë çështje dhe të përkushohet në çështje tjera siç janë zhvillimi ekonomik, dhe Kosova ta ketë një të ardhme me të mirë”, ka thënë Delawie, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, kjo kohë e shpenzuar për demarkacionin është e kot dhe se janë zhgënjyer miqtë amerikanë dhe miqtë tjerë.
“Votojeni sa më shpejt demarkacionin në mënyrë që Kuvendi të merret me punë tjera”, ka thënë Delawie.
Delawie kundërshton ekspertët: Harta e komisionit shtetëror është edhe në flamur
Në fjalimin e tij, pas paraqitjes së disa fakteve nga grupi i ekspertëve, tha se hartat e përdorura nga ata janë të vjetra dhe se pajtohet me raportin e bërë nga komisioni shtetëror për demarkacion.
Ai tha se kjo hartë e bërë nga ky komision është përdorur edhe në planin e Ahtisaar-it, si dokument që i ka paraprirë Kushtetutës së Kosovës.
Delawie gjithashtu bëri të ditur se në bazë të kësaj harte është bërë edhe flamuri, që tashmë e përfaqëson Kosovën.
Ndërkohë, uroi insitutcionet dhe palët e përfshira në mbledhjen e mbajtur sot në sallen alternative të Kuvendit, duke e quajtur si një debat shumë demokratik. /lajmi.net