Ambasadori O’Connell: Kultura e nepotizmit në Kosovë duhet të përfundojë

298

Moebel THEMA

oconell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell është takuar sot me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yahcilar ku kanë folur për emërtimet e pavarura publike.

Ambasadori O’Connnell ka thënë se kultura e nepotizmit duhet të përfundojë në Kosovë, shkruan Express.

“Sot kisha takim të rëndësishëm me Ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar në lidhje me projektin e financuar nga Ambasada Britanike, për të ndihmuar emërimet e pavarura publike të bazuara në meritë. Kultura e nepotizmit duhet të përfundojë dhe për këtë kërkohet vullnet politik dhe veprim nga Qeveria”, shkruan O’Connell në Facebook.

Comments