“Amelika, Gleneli”, Kurti sulmon Thaçin – thotë se të tjerët po e dëmtojnë imazhin e SHBA-ve

408

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur përsëri presidentit Thaçi, pas akuzave të këtij të fundit mbrëmë në një studio televizive.

Në një postim në Facebook, Kurti ka përdorur përsëri ironizimin e tij “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”, duke thënë se të tjerët po duan ta dëmtojnë imazhin e SHBA-ve në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Kurti e ka përdorur edhe një parullë të prostetave kundër Thaçit, duke shkruar se “një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.

E fjalëve të Thaçit që e quajti kryeministrin më të dobët në histori të Kosovës,  Kurti i është përgjigjur duke e quajtur “president helaq”.

Postimi i plotë:

Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.

Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.

Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?. /Lajmi.net/

Comments