Amer-ikja e Kurtit: A e zbuti te votuesit e vet dëmin e dënimit amerikan?

151
fresco
  • “Qe, Kurti në ShBA”.

Kur goditja e dënimit amerikan erdhi me ndalesën pa afat të Dialogut Strategjik si pasojë “krejtësisht e veprimeve të Albin Kurtit” te publiku u përçua një porosi e një marrëdhënie në rënie, rrugës për ‘divorc bilateral’.

Albin Kurti i Vetëvendosjes që ushtron (kundërligjshëm sipas Gjykatës Supreme) postin e kryeministrit në detyrë, ia mësyu Amer-ikjes anipse në Shtete të Bashkuara të Amerikës veçse ishin Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministrja e Jashtme në Detyrë (kundërligjshëm sipas Gjykatës Supreme), Donika Gërvalla.

  • “Qe, Kurti në ShBA”.

I gjithë interneti u mbush nga profile botësh të Vetëvendosjes (si gratë e rreme të VV-së, më e famshmja, “Jona Çitaku” ) e deri te përdredhës situatash politike me orar të plotë si Xhevdet Pozhari, për ta riprodhuar pafundësisht lajmin se “Qe, Kurti në ShBA”; dhe, për rrjedhojë, “punët me ShBA-të, janë mirë”.

Ndërsa Amer-ikja e Kurtit u kthye në funksion krejt të kësaj: elektoraliste. Lajmet në RTK recitim papagallesk komunikatash për marrëdhënie me publikun (i.e elektoratin e Vetëvendosjes) dhe tregimi i dënimit amerikan në relativizim maksimal.

Pastaj, përdredhja nga vetë Kurti.

Ky i fundit, i njohur për ninulla logjike, nisi të flet–para nxënësish, që e dëgjonin me admirim, e pa sfidim të implikimeve të fjalëve të veta–për një “tridimensionalitet” të marëdhënieve Kosovë – ShBA.

Në dy prej prej atyre “tri demnsioneve”, u ligjëronte atyre, Kosova i ka “shumë mirë” marrëdhëniet: zhvillim dhe mbrojtje. Në diplomaci, jo edhe aq.

Por, aritmetika është në anën e së mirës; kjo ishte “thelbi” i kësaj.

Po ashtu edhe në postimin përmbledhës të vizitës së tij, përkatësisht Amer-ikjes, Kurti tha se me senatorë amerikanë që u takua – në Konsulatë të Kosovës – u fol për këto dy dimensione ku punët qëndrojnë mirë: zhvillim dhe mbrojtje.

“Bashkëpunimi Kosovë–ShBA në mbrojtje dhe në zhvillim ishte ndër thekset kryesore në çdo takim. Mbështetja dypartiake për Kosovën në Capitol Hill, për të cilën jemi mirënjohës, është përparësia dhe veçantia e raporteve tona”, shkroi Kurti.

Dënimi amerikan, relativizimi i Kurtit

Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një përgjigje me shkrim për gazetën Nacionale.

“Çfarëdo sugjerimi që kjo ka të bëjë me Serbinë apo akterë të jashtëm është e pasaktë dhe përpjekje për të ikur nga çështjes thelbësore në pyetje”, tha zëdhënësi i DASh-it.

Këto shqetësime i janë thënë Albin Kurtit, na tha zëdhënësi – dhe, për më tepër, “ia kemi bërë plotësisht të qartë pozicionin e ShBA-së”.

  • “Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur (shmangur) nga çështjet thelbësore të përfshira. Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet për veprimet e qeverisë kujdesa. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë“, shtoi zëdhënësi i DASh-it.

Çka deklaroi Kurti në ShBA?

Gjatë vizitës së tijnë Shtete të Bashkuara të Amerikës duks folur para një grupi nxënësish, Kurti u lëshua në vlerësime – që gjerësisht u panë për skandaloze – se ShBA është kundër sundimit të ligjit dhe sovranitetit në veri të vendit – dhe për rrjedhojë e kësaj kundërshtie suspenduan pa afat Dialoguh Strategjik Kosovë – ShBA.

Dhe kjo, sipas tij, duke e mbajtur të kënaqur Serbinë në kurriz të Kosovës, për ta tërhequr nga Federata Ruse. Dhe kjo – tha ai – “më falni për sinqeritetin, nuk duhet të jetë problemi im”.

“ShBA e konsideron shumë të rëndësishme ta ngrejnë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Sebria është e lidhur ngushtë me Moskën. Dhe ne, duke qenë të pa lëkundur me sundimin e ligjit, demokracisë, sovranitetit shtetëror dhe integritet territorial.

Disa politikanë dhe diplomatë në ShBA vlerësojnë se ne nuk po u ndihmojmë ShBA-ve ta shkëpusin Serbinë nga Federata Ruse, por sinqerisht kjo s’duhet të jetë problemi im. Më falni për sinqeritetin. Ashtu është. Pra unë përfaqësoj interesat e Republikës së Kosovs. Dhe nëse jeni pak më ët butë Beogradin”, tha Kurti.

Comments