Goran Radosavleviqit dhe anëtarëve të familjes së tij u është ndaluar hyrja në SHBA.
Departamenti amerikan i shtetit përmes një njoftimi ka bërë të ditur këtë ndalesë për shtetasin serb, me arsyetim përfshirjen e tij në raste që vlerësohen si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.
Vëllezërit Bytyçi ishin shtetas amerikanë dhe Washingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta. Vrasja e Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyçit, më 1999, ka qenë kthesë jetike për marrëdhëniet SHBA- Serbi.
Trupat e pajetë të tre vëllezërve janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi. Nuk dihet vendndodhja e tanishme e Radosavljeviqit.