“Amor”, kënga e re e Besa Kokëdhimës[Foto]

Këngëtarja nga Shqipëria, Besa Kokëdhima ka paralajmëruar këngën e re që do të lansohet së shpejti, shkruan lajmi net.
Me anë të një fotografie të publikuar në Instagram, Kokëdhima bën të ditur se kënga mban titullin “Amor”.

Pas bashkëpunimit me reperin nga Kosova, Elinel “Mos m’le me ra”, ajo nuk ka lansuar ndonjë këngë të re. Kurse tani, presim se çfarë surprize ka përgatitur Besa.
Sido që të jetë, ajo shquhet për zërin e mrekullueshëm dhe këndimin live që bën nëpër koncerte. /Lajmi.net/