Ana Kabashi përkrah këtë banore të “BBVK”-së

92

Motrat Rrusta, Aurora dhe Suanita, u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4″ rreth 10 ditë më parë, duke konkurruar si një banore e vetme.

Edhe pse në këto ditë të para ato ende po përpiqen të gjejnë hapësirën e tyre në dinamikat e shtëpisë, mbështetja nga jashtë nuk u mungon.

Ish-banorja e sezonit të parë, Ana Kabashi, ka bërë një postim dedikuar Aurorës, duke dashur të evidentojë cilësitë e saj.

Përmes një videoje të shkurtër në Instastory, Ana shkruan:

“Ju kom thon që është intelegjente dhe shumë funny.”

Me këtë postim, këngëtarja duket se kërkon t’i japë një shtysë Aurorës, duke i kujtuar publikut se pavarësisht se sa është shfaqur deri tani në lojë, ajo ka potencial për humor dhe zgjuarsi.

Mbetet për t’u parë nëse Aurora do të arrijë ta shfaqë këtë anë “funny” brenda shtëpisë, ashtu siç pretendon mikesha e saj, Ana.

Comments