Analisti Neziri: Zgjedhjet nuk fitohen me thyerjen e xhamave të shtabeve apo makinave partiake

428

Analisti Xhelal Neziri në Facebook profilin e tij, ka komentuar ngjarjen e fundit në Kumanovë, duke thënë se zgjedhjet nuk fitohen me thyerjen e xhamave të shtabeve apo makinave partiake.

“As zgjedhjet fitohen e as drejtësia nuk shkon në vend me thyerjen e xhamave të shtabeve apo makinave partiake. E drejta e lëvizjes nuk duhet t’i cenohet askujt, ashtu siç nuk duhet cenuar edhe e drejta e votës.”, shkruan analisti Xhelal Neziri.

Ndryshe dje kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, është penguar nga një grup personash, teksa ishte nisur për një takim me qytetarët e Kumanovës. Mirëpo tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë.

Ndërkohë, në takimin me kumanovarët , Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së.

© ZHURNAL.mk
Comments