Analiza e “The Independent”

375

Tre frontet që kthejnë në një mundësi idenë e një konflikti global

Ndonëse nuk ka patur një konflikt madhor mes fuqive të mëdha që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ekzistojnë tre fronte të cilët e bëjnë të mundshëm skenarin e një konflikti të tretë global sipas një analize të gjatë të “The Indipendent”.

Në shekullin e 21-të, ka tri fronte kyçe për luftërat e ardhshme. I pari është fronti Evropë-Rusi me një luftë të re të ftohtë të shkaktuar nga konflikti ukrainas. I dyti është fronti i Lindjes së Mesme, përqendruar rreth Isis dhe luftës siriane. I treti është fronti i Azisë dhe Paqësorit me një përballje të fortë, mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Perëndimi i cilëson ndërhyrje e Presidentit rus Vladimir Putin në Gjeorgji në vitin 2008 dhe ato në Ukrainë si ekspansionizëm agresiv. Perspektiva realiste – siç artikulohet nga John Mearsheimer në faqet e Foreign Affairs – është se kriza ukrainase u parapri nga dy dekada ekspansionizmi të NATO-s deri në kufijtë e Rusisë. Kjo ishte në kundërshtim me premtimet e bëra për respektimin e këtyre kufijve, në fund të Luftës së Ftohtë.
Kohët e fundit, SHBA ka vendosur trupa në Poloni në vendosjen më të madhe të trupave amerikane në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Siç raportohet, këto trupa amerikane gjithashtu do të “shtrihen përtej shteteve të tjera të Evropës Lindore, përfshirë Estoninë, Bullgarinë dhe Rumaninë”. Rusia alarmoi shtetet baltike duke “lëvizur raketa bërthamore Iskander-M në bazën e saj detare në Kaliningrad në vjeshtë
Tre frontet e sipërpërmendur, janë të tre mjaftueshëm të rrezikshëm sa për t’u konsideruar si shkaqe potencialë të një tjetër konflikti madhor, që do të përfshinte fuqitë e mëdha, shkruhet ndër të tjera në analizën e The Indipendent

Comments