Napoli e ka nisur sezonin e ri me fitore pasi ka marrë pikë të plota në duelin kundër Lazios.
Skuadra e Ancelottit ka fituar me përmbysje 2-1 duke ndjekur në këtë mënyrë rritmin e Juventusit.
Në minutat e parë të pjesës së parë Lazio ishte shumë më e mirë dhe më kërkuese për të shënuar golin e parë.
Në minutën e 26’ Ciro Immobile i Lazio shënon një gol të bukur duke e mposhtur portierin Karnezis të Napolit.
Pas pësimit të golit Napoli “zgjohet” dhe vihet në kërkim të barazimit të rezultatit.
Këtë e arrin në minutat shtesë të pjesës së parë, ku rezultati barazohet nga Milik.
Në pjesën e dytë prapë Napoli ishte më kërkues.
Ata vazhdimisht bënin presion në drejtim të portës se Strakoshës dhe kjo i shpërblehet pasi në minutën e 58, Insigne i shënon Strakoshës një supergol.
Pas golit, Napoli arriti që ta administronte shumë mirë avantazhin deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.