Ancelotti mendon se Morata është sulmues i kompletuar, duke ia bërë me dije Realit se kanë humbur shumë me largimin e tij nga “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, u transferua te Chelsea nga Real Madridi për 80 milionë euro.
Ky vendim i 24 vjecarit erdhi pas insistimit të Zinedine Zidane se Karim Benzema do të vazhdojë të jetë për të zgjedhja e parë në sulm.
Se Real Madridi ka humbur shumë me shitjen e tij, këtë e mendon edhe Carlo Ancelotti, sipas të cilit, Chelsea ka blerë sulmuesin e duhur.
“Chelsea ka blerë me të vërtetë një lojtar fantastik. Morata është sulmues i kompletuar”, u përgjigj Ancelotti.
Morata insistonte se dëshiron të triumfojë në Real Madrid, klubin në të cilin u rrit – por Zidane disa herë ka përsëritur se për të do të jetë Benzema zgjedhja e parë, në ditë të vështira dhe të mira, ashtu siç bënte edhe edicionin e kaluar, pavarësisht se Morata tregohej më efektiv dhe më vrasës para portës. /Gazeta Express/