Ancelotti: Këta janë rivalët e Juventusit për Scudetton


Carlo Ancelotti ka folur rreth Serie A dhe mundësive që kanë klubet tjera për ta ndalur Juventusin.
Pesë vite rresht kampion i Italisë dhe në rrugë të mbarë për të fituar titullin e gjashtë me radhë. Ky është Juventusi, që nuk njeh kundërshtar në kampionatin italian.
Mirëpo, sipas Ancelottit këtë vit rivalë të ‘Zonjës së Vjetër’, janë Napoli dhe Roma, të cilat mund ta ndalin dominimin e bardhezinjve.
“Kanë kaluar vetëm shtatë xhiro dhe është ende herët që të flitet për Scudetto”, ka thënë ai për Il Messaggero.
“Çdo gjë mund të ndodhë pasi që janë edhe 31 ndeshje për t’u luajtur. Napoli dhe Roma janë për një nuancë më prapa Juves, por ato nuk duhet të shikojnë tabelën”.
“Forca e Napolit është te loja e mirë me topin, derisa Roma është vdekjeprurëse në kundërsulme. Të dyja janë rivale të Juves këtë vit”.
Ancelotti që këtë vit ka marrë drejtimin e Bayern Munichut, nuk ka mohuar se një ditë mund të ulet në stolin e Romës.